速報APP / 通訊 / Pink Embassy Albania

Pink Embassy Albania

價格:免費

更新日期:2015-07-24

檔案大小:2.3M

目前版本:1.03

版本需求:Android 4.0.3 以上版本

官方網站:http://www.pinkembassy.al/en

Email:pinkembassyalbania@gmail.com

聯絡地址:Rr. Perlat Rrexhepi Pll “ANA”, Kati VII, Ap. 18 Kutia Postare: 1403 Tirana

Pink Embassy Albania(圖1)-速報App

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri është një organizatë jo-fitimprurëse e cila punon për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të personave lezbike, gej, biseksualë, transgjinorë, interseks dhe queer në Shqipëri.

Pink Embassy Albania(圖2)-速報App

Zanafilla e punës sonë janë mesi i viteve 2000 me grupin e aktivistëve LGBT Pro pranë CRCA Shqipëri të cilët lobuan për avancimet e para ligjore dhe krijuan idenë e Ambasadës PINK. Programi i parë nisi me “Pink Embassy” falë mbështetjes së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në bashkëpunim me COC Hollandë, një nga organizatat më të vjetra LGBT në vend.

Pink Embassy Albania(圖3)-速報App

Aktivitetet publike nisën zyrtarisht në 17 Maj 2010 me programin “PINK Embassy – krijimi i mundësive dhe inkurajimi i komunitetit LGBT në Shqipëri”. I shtrirë në një periudhë kohore tre vjeçare, ky program arriti të bëjë të njohur kauzën LGBT në Shqipëri përmes fushatave ndërgjegjësuese dhe komunikimit periodik mediatik, të stimulojë pjesëmarrjen dhe angazhimin e institucioneve publike dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të punojë për rritjen e kapaciteteve të tyre si dhe të garantojë hapësira sociale, kreative dhe emancipuese për komunitetin LGBT. Në harkun kohor 2010-2013 PINK u rregjistrua si organizatë pranë organeve gjyqësore, ngriti një skuadër kompakte, të dedikuar dhe profesionale dhe punoi për koordinimin e gjithë grupeve të interestit në të mirë të kauzës LGBT në vend.

Pink Embassy Albania(圖4)-速報App

Me përpjekjet e saj dhe me mbështetjen e partnerëve kombëtarë e ndërkombëtarë, në 17 Maj 2012 Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri realizoi “Festivalin e Diversitetit”, i pari aktivitet publik i realizuar në vend në një mjedis të hapur. Ky ishte një nga momentet më vendimtarë për njohjen e gjerë të kauzës LGBT në vend.

Pink Embassy Albania(圖5)-速報App

Ambasada PINK / LGBT Pro ka besuar gjithmonë se arritja e fuqizimit të të drejtave LGBT nuk mund të arrihet pa përfshirjen e institucioneve përgjegjëse dhe komunitetit. Për këtë arsye në këto vite pune intensive është mundësuar ngritja e marrëdhënieve të punës me institucione si Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bashkitë kryesore në vend etj. Në këto përpjekje ne falenderojmë të gjitha institucionet, organizmat dhe qeveritë e ndryshme që kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin kauzën LGBT në Shqipëri në mënyrë aktive, serioze dhe miqësore. Miqtë tanë në këto përpjekje kanë qenë shoqëria civile shqiptare dhe organizata të shumta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të grave, fëmijeve, komuniteteve etnike, gjuhësore dhe kulturore, personave me aftësi të kufizuar etj.

Pink Embassy Albania(圖6)-速報App

- See more at: http://www.pinkembassy.al/rreth-pink#sthash.UMjsl6bO.dpuf

Pink Embassy Albania(圖7)-速報App

Pink Embassy Albania(圖8)-速報App