速報APP / 教育 / Zanafilla

Zanafilla

價格:免費

更新日期:2018-12-28

檔案大小:2.5M

目前版本:1.0

版本需求:Android 4.4 以上版本

官方網站:mailto:zhujashpend@gmail.com

Zanafilla(圖1)-速報App

Ne Mundemi dhe Ne Dojmë

Ne besojmë që çdo shqiptar duhet të dëgjoj për ungjillin dhe lajmin e mirë.

Prandaj edhe jemi mbledhur në një komunitet me një vizion të qartë, plotë besim dhe drejtuar sytë nga Ati ynë qiellor. Ne mund ta arrijmë këtë synim në këtë gjeneratë. Ne mund ta sjellim lajmin e shpresës dhe dashurisë dhe ta mbjellim në zemrën e secilit shqiptar që po kërkon Zotin, kudo që ai jeton.

Zanafilla(圖2)-速報App

Thirrjen tonë do ta bëjmë realitet së bashku. Si komunitet, si kishë, si një familje e madhe. Me të gjitha virtytet dhe dobësitë tona, hap pas hapi, nën udhëheqjen dhe përkujdesjen e Perëndisë sonë.

Ne besojmë se vlerat dhe virtytet biblike shërojnë dhe japin shpresë, japin dashuri. Prandaj dhe kombi shqiptar do t’i përqafoj dhe do t’i ruaj si thesare jete, si shtylla të shoqërisë.

Prandaj eja dhe bashkohu. Sa më shumë që jemi, aq më e fortë dhe e qëndrueshme bëhet ëndrra jonë, pasioni dhe thirrja që kemi. Bashkimi bën fuqinë. Kjo thirrje që kemi është edhe plani i Perëndisë sipas fjalës së tij. Është premtimi që kemi. E kush mund të jetë kundër nesh, kur ai është me ne?

Nëse ke kohë për t’i dhuruar këtij investimi, ose aftësi që i duhen kësaj thirrje mos hezito. Ka shumë mundësi për t’i shërbyer. Gjej vetvetën, pjesën tënde tek www.zanafilla.com.

Ky është investimi që bëni në mbretërinë e Perëndisë tek populli ytë, familja jote, tek identiteti ytë. Ndërto një komb sipas zemrës së Perëndisë.